Aktualitet

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, GJKKO lë detyrim paraqitje për Gazment Haxhinë

Gjatë seancës së sotme Haxhia tha se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK.

11 Korrik 2024, 12:09 Nga I.A
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, GJKKO lë detyrim paraqitje për
Gazmend Haxhia

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën për biznesmenin Gazment Haxhiu, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimin Evropian në SASPAC. GJKKO ka lënë sot në masën 'detyrim paraqitje' për Haxhinë nga masa arrest shtëpie që ishte.

Gjatë seancës së sotme Haxhia tha se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK. Ndërkohë që avokatët e tij mbrojtës ofruan garanci pasurore për heqjen e masës, por gjykata nuk e pranoi këtë. 

Çfarë ka ndodhur? 

Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së  gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor. Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.

gazment haxhiu

Sondazh

Poll