Aktualitet

Dritan Dajti kërkoi lirimin nga qelia, pasi u dënua me burg të përjetshëm/ Dështon seanca gjyqësore ndaj vrasësit të 4 policëve

Mësohet se seanca supozohej të mbahej me video-konferencë nga qelia, por për probleme teknike, lidhja live e Dritan Dajtit nuk u realizua. 

11 Korrik 2024, 12:50 Nga I.A
Dritan Dajti kërkoi lirimin nga qelia, pasi u dënua me burg të
Dritan Dajti

ELBASAN- Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ka dështuar ditën e sotme. Mësohet se seanca supozohej të mbahej me video-konferencë nga qelia, por për probleme teknike, lidhja live e Dritan Dajtit nuk u realizua, por u mundësua vetëm audio. Këtë gjë Dajti e pranoi, duke thënë në seancë se do që të jetë prezent ose me video-live. Kështu që në këto kushte seanca u shty për ditën e hënën në orën 13:30.

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.

dritan dajti

Sondazh

Poll