Aktualitet

Tërmeti/ Policët mbledhin 101 milion lekë, Veliu: Kontributi ishte vullnetar, 2016 efektivë nuk kishin mundësi. I mirëkupt

6 Dhjetor 2019, 14:40 Nga DOSJA
Tërmeti/ Policët mbledhin 101 milion lekë, Veliu: Kontributi

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë në një deklaratë për shtyp për të falenderuar të gjithë punonjësit për kontributin e tyre gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, Veliu dha edhe shumën që efektivët kishin mbledhur në solidaritet me familjet e prekura nga tragjedia, e cila konsiston në 104  milion e 350 mijë lekë, e cila sipas tij u depozitua ne platformën e-Albania. Sipas tij i gjithë kontributi ishte vullnetar dhe se 2016 punonjës të policisë nuk kanë kontribuuar.

“Me këtë rast, duke përfituar nga ky komunikim publik, dua të falënderoj një për një, të gjithë punonjësit e Policisë, por edhe familjet e tyre që kontribuuan me vullnet sipas mundësive duke bërë të mundur mbledhjen e shumës 104  milion e 350 mijë lekë, e cila u depozitua ne platformën e-Albania. Mirëkuptoj edhe 2016 punonjësit e Policisë që nuk kanë kontribuuar me vlera monetare, pasi nuk kanë pasur mundësi ”- tha ndër të tjera Veliu. 

Ndërkohë që në media është publikuar një dokument, në të cilin pretendohet se efektivët e policisë janë urdhëruar të lenë një pjesë të pagës së tyre mujore si kontribut në shenjë solidariteti me të dëmtuarin nga tërmeti.

DEKLARTA E PLOTË:

51 persona të vdekur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. 19 persona ende ndodhen në sptial dhe 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit.  Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardiu veliu policia e shtetit termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 ardiu veliu policia e shtetit termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 14:21

TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës ka lëshuar një urdhër të brendshëm lidhur me procesit të rifillimit të procesit mësimor pas pezullimit të ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 12:23

Kukës- Në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një 29-vjeçar me iniciale R.N,  pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Italia. Ai është shpallur në k...