Aktualitet

‘Më uroni fat’/ Altin Goxhaj jep lajmin: Do nisem jashtë pas goditjes, më kanë lënë pa fuqi krejt por kam lën

6 Dhjetor 2019, 11:03 Nga DOSJA
‘Më uroni fat’/ Altin Goxhaj jep lajmin: Do nisem jashtë

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj do të niset për kurim jashtë vendit, një muaj pasi shtrimi i tij në spital alarmoi të gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Goxhaj thotë se kthehet pas 11 ditësh dhe se helmimi e ka lënë pa fuqi. 

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

Duke u nisur për trajtim të specializuar mjekësor jashtë, (1 muaj pas goditjes që më dhanë ditët e para të Nëntorit por dhe trajtimit shpëtimtar në Spitalin Infektiv). Kthehem pas 11 ditësh shpresoj i shëruar pasi pasojat e helmimit më kanë lënë pa fuqi krejt dhe me shumë komplikacione. Lajm i mirë është që kam lënë cigaren. Shihemi pas 11 ditësh dhe më uroni fat.

Një muaj vetë Goxhaj njoftoi se ishte shtruar në spital pas një helmimi të rëndë, ndërkohë që miqtë  e tij në Facebook, ia kthyen me humor nëse helmimi kishte ardhur nga George Soros (demaskimi i të cilit është kthyer në kauzën kryesore të Goxhajt).

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj semuret altin goxhaj altin goxhaj semuret altin goxhaj

Sondazh

Poll