Aktualitet

Tragjedia e 26 nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 19 pacientë po marrin ende mjekim, 3 të tjerë jashtë vendit

6 Dhjetor 2019, 11:13 Nga DOSJA
Tragjedia e 26 nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 19

Tiranë- Pas termetit që goditi vendin më 26 nëntor, ku ngelën të pajtë 51 persona, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për gjendjen e të lënduarve.

Në njoftim theksohet se 19 pacientë ende janë duke marrë mjekim në spitali dhe 3 të tjerë po mjekohen jashtë vendit.

“Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit. 3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti. Në këto njësi akomoduese janë vaksinuar 900 qytetarë ndërkohë që 402 të sëmurëve kronikë u është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim. 1,700 fëmijë po marrin shërbim psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës sociale në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Të lënduarit i ka vizituar sot në Spitalin e Traumës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“Më shumë se 900 morën shërbim në spitalet tona nëpërmjet shërbimit kombëtar të urgjencës, tek Truama, në spitalin e Durrësit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza. Jam e kënaqur sot që pas kaq ditësh e gjejmë veten tashmë në një situatë të qetë. Dhe unë do të doja që t’ju falenderoja por jo vetëm kaq, por t’ju tregoj gjithë mirënjohjen, respektin më të madh që ne kemi përkundrejt stafeve tona mjekësore dhe infermierore që kanë treguar si gjithmonë që janë të parët për të dhenë shërbim dhe kujdes qytetarëve dhe sidomos në këtë rast të lënduarve nga tërmeti i datës 26, edhe më pas në atë çfarë pasuan përgjatë gjithë këtyre ditëve”, tha ministrja.

51 persona të vdekur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 19 persona të shtruar në spitale tragjedia e 26 nentorit 2019 19 persona të shtruar në spitale tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll