Aktualitet

I nisnin mesazhe nga Italia, si e vrau me thikë gruan 45-vjeçari shqiptar në Britani, detaje të reja

6 Dhjetor 2019, 13:21 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE – Më 17 qershor të këtij viti 45-vjeçari shqiptar, Fatos Xheta ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 35-vjeçare Safie Xheta.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar  për ngjarjen e rëndë  që ndodhi në Britaninë e madhe qershorin e këtij viti, teksa ditët e fundit  Xheta ka dalë para gjykatës  për t’u përgjigjur për krimin që ka kryer. Por ai nuk ka pranuar se ka vrarë  gruan e tij me thikë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha pretendimet.

Ndërkohë nga hetimet e kryera, një prej shoqeve të Safies, ka  thënë para gjykatës, se para se Fatosi ta vriste me thikë, kishte ushtrauar dhunë rregullisht mbi të për muaj me rradhë. Madje  sipas saj ai i kishte nxirë syrin dhe i kishte thyer telefonin.

Shoqja e të ndjerës Xheta, Dorela Rehova u shpreh se nga takimet me miken e saj, Safien pak ditë para  vrasjes, kishte parë që ajo ishte shumë e mërzitur. Rehova, e cila punon si një punonjëse në një nga institucionet shtetëror në Britani, deklaroi se Safia ishte dhunuar nga Fatosi, pasi i kishte gjetur në telefon disa mesazhe nga Italia.

 “Ai më dhunoi, më nxiu syrin, pasi më gjeti mesazhe në telefon, të cilat vinin nga Italia. Përse nuk më lejon të kem miq? Tashmë unë nuk kam as telefon, sepse ai ma shkatërroi atë.”-ka qenë  kjo fjala që Safia i kishte thënë shoqes së saj para se të vdiste.

Rehova deklaroi po ashtu se ishte mërzitur se burri nuk e lejonte të kishte miq.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorela rehova fatos xheta safie xheta dorela rehova fatos xheta safie xheta

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 12:23

Kukës- Në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një 29-vjeçar me iniciale R.N,  pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Italia. Ai është shpallur në k...