TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës ka lëshuar një urdhër të brendshëm lidhur me procesit të rifillimit të procesit mësimor pas pezullimit të bërë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në shkresë thuhet se mësimi për të gjithë studentët e UT-së do të nisë më 10 dhjetor, pas marrjes së shkresës për sigurinë teknike në ambientet e UT.
Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të UT, rektori Koni i ka nisur edhe një kërkesë njësive kryesore të universitetit përsa i përket zëvëndësimit të orëve të humbura të mësimit.
“Drejtuesit e njësive kryesore të UT, të paraqesin propozime konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësim, për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019,”-shkruhet ndër të tjera në letër.
51 persona të vdekur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. 19 persona ende ndodhen në sptial dhe 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Gjatë ditëve kur në tre qarqe u shpall emergjenca kombëtare, mësimi u pezulluar deri në një kontroll të të gjitha ambienteve mësimore. Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se për ciklin e ulët mësimi do të fillojë në datë 9, ndërsa për nxënësit e vendosur në hotele, ka nisur trajnimi i mësuesve specialë.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për ta shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas.Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të 26 nënt...
Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 12:23
Kukës- Në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një 29-vjeçar me iniciale R.N, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Italia. Ai është shpallur në k...
ITALI– Universiteti “La Sapienza” në Romë disa muaj më parë kishte hapur një konkurs për titullun “Profesor i Asociuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe”. Kandidatë...
Tiranë- Pas termetit që goditi vendin më 26 nëntor, ku ngelën të pajtë 51 persona, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për gjendjen e të lënduarve.Në ...
TIRANË- Avokati Altin Goxhaj do të niset për kurim jashtë vendit, një muaj pasi shtrimi i tij në spital alarmoi të gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij në rrje...
TIRANË- Zgjedhja e Olsian Çelës si Kryeprokuror ka sjell dhe dorëheqjen e parë nga ky isntitucion. Sipas informacioneve bëhet me dije se është dorëh...
TIRANË- ISP mirëpret vendimin e parlamentit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Procesi i kandidimit dhe i renditjes së kandidatëve përmes KLP përb...
Tiranë– Një prej personave që është prekur nga tërmeti është edhe ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila i dorëzoi sot detyrën Prokurorit...