Aktualitet

Tërmeti/ Priten të shemben godina 15, 18 dhe 19 në “Qytet Studenti”, banorët: Jemi në qiell të hapur

6 Dhjetor 2019, 12:09 Nga DOSJA
Tërmeti/ Priten të shemben godina 15, 18 dhe 19 në “Qytet

Tiranë-Në “Qytet Studenti” godinat  15, 18 dhe 19 do të shemben pas tërmetit të 26 nëntorit pasi kanë pësuar dëme. Në to nuk ishin akomoduar studentë, por familjarë që kishin gjetur strehë në to, kundrejt qirasë ndaj shtetit.  Familjarët kanë mundur të nxjerrin nga godinat, rrobat, mobiliet dhe elektroshtëpiaket, por nuk dinë se ku t’i çojnë.

“Kam banuar në kat të dy 15 vjet në godinën 15 në Qytet Studenti. Ja kam paguar qiranë muaj për muaj. As shkau në Kosovë nuk ka bërë atë që ka bërë shteti te ne dje. Si lirohet godina për një orë?Jam në qiell të hapur, vetë e treta me djalë dhe vajzë. Rrobat e mia kanë përfunduar në garazhin e një shoku të djalit”, është shprehur një banore për Ora News.

51 persona të vdekur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. 19 persona ende ndodhen në sptial dhe 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit.  Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 godina në qytet studenti tragjedia e 26 nentorit 2019 3 godina në qytet studenti tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll