Politike

VIDEO/ “Do i hedhësh ato lekët”, Rama vë në siklet Pacollin për 1.5 milionë eurot e premtuara: Të kemi bërë hero! B

5 Dhjetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
VIDEO/ “Do i hedhësh ato lekët”, Rama vë në

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pasteha pasi tërmeti u prishi shtëpitë. I shoqëruar nga deputetja Eglnatina Gjermeni, Rama ka qenë edhe krah biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili u ofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Por në momentin që e takon Pacolli, kryeministri Edi Rama e zë ngushtë biznesmenin për lekët e premtuara dhe i kërkon të dijë se kur ka ndërmend të hedhë lekët.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli në siklet: Po, po..

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama rama ne kruje behgjet pacolli edi rama rama ne kruje

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 10:03

DURRËS– Kruyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Të shoqëruar nga delegacio...