Politike

Deputetja qan në parlament për tragjedinë e 26 nëntorit: Sot s’ka vend për ndarje politike, Durrësi ka nevojë për dash

5 Dhjetor 2019, 11:01 Nga DOSJA
Deputetja qan në parlament për tragjedinë e 26 nëntorit: Sot

Tiranë- Në seancën e sotme në Kuvend është përlotur deputetja Eldira Hyseni teksa ka folur për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Me lot në sy ajo u shpreh se kur shqiptarët përjetuan momentet e tmerrin në 4 të mëngjesit nuk kishte ndarje politike.

“Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën. Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin. Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet. Durrësi ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti. Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet. Shkollat në Durrës janë të dëmtuara. Prindërit kanë frikë të rikthejnë fëmijët në shkollë. Kanë rënë pallate që janë ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit. Kemi nevojë të besojmë tek qeveria, tha Hyseni.

Deputetja Edlira Hyseni e përlotur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eldira hyseni seanca plenare 5 dhjetor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 eldira hyseni seanca plenare 5 dhjetor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll