Politike

Elisa Spiropali, studentja ekselente e Ramës që bëri Don Kishotin shqiptar (VIDEO)

8 Mars 2019, 09:30 Nga DOSJA
Elisa Spiropali, studentja ekselente e Ramës që bëri Don Kishotin

TIRANË– Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në studion televizive “ABC News” teksa fliste për veprimet e opozitës i ka krahasuar me ato të personazhit të njohur të letërsisë, Don Kishotit.

“Është një qasje prej Don Kishoti por në fakt as ky nuk është një termi i duhur. Don Kishoti është një figurë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare.”

E letërsisë shqiptare!

Don Kishoti i Mancës është një libër nga novelisti spanjoll, Miguel de Servantes. Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit, i cili ishte një njeri idealist.

Gjatë një debati në parlament me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, Spiropali i ka kujtuar që ka qënë një nga nxënëset ekselentë të gjimnazit “Qemal Stafa”.

“Zonja Kryemadhi në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj që ka qenë nëndrejtoresha e “Qemal Stafës” mund tua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në vend, që fitoi bursë në kolegjet e SHBA. Në atë kohë ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë, dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne,”- shprehej Spiropali nga foltorja.

Të njëjtat fjalë i ka thënë edhe ish-deputetit të PD-së, Agron Shehajt: Kam ikur 16 vjeç, kam qënë gjimnazistja më e mirë në Shqipëri.

Studentja ekselente e “Qemalit”, e diplomuar në Amerikë na shtoi edhe një margaritar në letërsinë shqiptare. Një prej novelave më të lexuara të të gjitha kohërave, shkruar që në vitin  1605 nga Servantes.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali gafa e spiropalit per don kishotin elisa spiropali gafa e spiropalit per don kishotin

Sondazh

Poll