Politike

“16 shkurti”, Kryemadhi: Protestë popullore, jo partiake

4 Shkurt 2019, 18:16 Nga DOSJA
“16 shkurti”, Kryemadhi: Protestë popullore, jo partiake

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë, teksa u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të bashkohen dhe të dalin në protestën e 16 shkurtit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se  protesta e 16 shkurtit do të jetë një protestë popullore, pa flamuj, pa fjalime politike. Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së u shpreh se sot ne jemi vendi i parë azilkërkues në Europë, pasi Edi Rama nuk i mbajti premtimet e bëra fushatës elektorale.

Deklarata e Monika Kryemadhit

Ne sot mbajmë vendin e parë në botë për azilkërkuesit. Iu premtua shqiptarëve se do të ulen taksat, u rritën taksat. Data 16 shkurt, opozita proteston, por nuk është protestë politikë. Çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Të gjithë shqiptarët janë më të lodhur dhe më të varfër se 5 vite më përpara. Shqiptarët shikojnë si zgjedhje vetëm largimin nga vendi. Në 16 shkurt jam e bindur se ju do jeni të gjithë në shesh. Nuk do ketë fjalime sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë. Të gjithë së bashku të bëjmë ndryshimin e madh. Hapja e negociatave kushtëzon qeverinë të mos japë koncesione korruptive. Negociatat krijojnë një mjekësi të barabartë për shqiptarët. Protesta e 16 shkurtit është protestë popullore dhe pa flamuj politik. U bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në 16 shkurt dhe të lëmë bindjen politike. Mos hajdeni as për LSI e as për Monikën, por hajdeni për hallin tuaj. U premtuan 300.000 vende pune të cilat nuk i mbajti dhe bëri që sot të jemi vendi i parë azilkuërkues në Europë. Taksat e bizneseve u rritën, pensionet u ulën dhe kjo e ka varfëruar vendin”.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike 16 shkurti lsi monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurti lsi monika kryemadhi protesta e opozites

Sondazh

Poll