Politike

Debate tek Ligjet/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për Noterinë, në krah edhe Euralius

4 Shkurt 2019, 11:47 Nga DOSJA
Debate tek Ligjet/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për

TIRANË- Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve. Sot, Ligjet rrëzuan me votën e mazhorancës dekretin e Metës për Noterinë, pas rikthimit që presidenti i bëri ligjit pak ditë më parë në parlament. Meta tha se ligji nuk ishte në përputhje me kushtetutën. (Lexo këtu)

Mazhoranca e rrëzoi me 10 vota pro dhe 3 kundër dekretin e Metës. Këshilltari i Presidentit tha se 3 nene janë me të meta. Kundërshtia nuk mungoi nga dhoma e Noterëve dhe Euralius.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Bledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit: Disa dispozita paraqesin probleme. Tre nene paraqesin të meta që duhet të rivlerësohen nga Kuvendi. Ka mos koherencë brenda ligjit. Nuk garantohet një kosto e barabartë mes noterëve gjatë veprimtarisë së tyre. Nuk garantohen shtresat e pamundura për të marrë shërbimet e nevojshme.

Dhoma e Noterisë: Nuk jemi dakord me propozimet e Presidentit

EURALIUS: Ligji bën balancë dhe e vlerësojmë se arrin balancën e duhur. Janë zgjidhje të ngjashme edhe me vendet e tjera. Dispozita të tilla gjenden dhe në vende të tjera të BE. Është në përputhje me standardet e BE.

Vasilika Hysi: Argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë

Deputetja e LSI-së, Silva Caka: Ligj është klientelist, sigurimin përvecse të detyrueshëm e ktheni në tender. Kthehet në ligj partiak me gjithë spiunet tuaj dhe ligj klientelist, do e përcaktoni ju kush e merr tenderin.

Enkelejd Alibeaj: Po luhet teatër hipokrit. Keni detyruar presidentin që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese t’i tërheqë veshin parlamentit edhe në cështje të teknikes legjislative.

Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja ka replikuar me deputeten e Lëvizjes Socaliste për Integrim dhe anëtaren e këtij Komisioni, Silva Cakajn. Manja i dha fjalën Cakajt, dhe tha se është zëri i presidentit Ilir Meta në këtë komision.

Replikat e plota:

Ulsi Manja: Kemi dalë në fazën e diskutimeve të dekretit. Fjalën po ja jap zonjës Caka, se e ka kërkuar me pare. Dhe meqë është edhe zëri i Presidentit në komision.

Silva Caka: Leri komentet Ulsi, muhabete 5 lekshash

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike dekreti per noterine ilir meta komisioni i ligjeve silva caka ulsi manja dekreti per noterine ilir meta komisioni i ligjeve silva caka ulsi manja

Sondazh

Poll