Politike

Berisha dhe dhëndri i tij kërkojnë sërish lirinë në Apelin e GJKKO-së, mbahet sot seanca gjyqësore

Seanca e sotme do të mbahet në Apelin e Posaçëm është për informacionin 2 mujor. SPAK kërkon që Berisha të qëndroj nën masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim masë.

18 Qershor 2024, 11:05 Nga N.F
Berisha dhe dhëndri i tij kërkojnë sërish lirinë
Berisha dhe Malltezi

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se seanca do të mbahet në orën 12:00 nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi e cila do të vendosë për masën ndaj tyre.

Seanca e sotme do të mbahet në Apelin e Posaçëm është për informacionin 2 mujor. SPAK kërkon që Berisha të qëndroj nën masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim masë.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

sali berisha jamarber malltezi gjkko

Sondazh

Poll