Politike

“Berisha nuk mund të çojë i vetëm PD-në drejt fitores", Bardhi: Partnerët strategjikë i dëgjoj, do punoj me cilindo që forcon partinë

Nga ana tjetër për vendimin e Komisionit të Apelimit në Mbretërinë e Bashkuar që rrëzon ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se pozita e tij në raport me Britaninë e Madhe nuk ndryshon edhe pas këtij vendimi.

17 Qershor 2024, 21:44 Nga M.B
“Berisha nuk mund të çojë i vetëm PD-në drejt
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se i dëgjon gjithmonë këshillat e partnerëve strategjikë dhe se ai do të punojë me cilindo që forcon Partinë Demokratike. Lidhur me deklaratën e fundit të Ambasadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, Bardhi tha në emisionin "Open" se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin amerikan lidhur me bashkëpunimin me personat ‘non grata’.

Nga ana tjetër për vendimin e Komisionit të Apelimit në Mbretërinë e Bashkuar që rrëzon ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se pozita e tij në raport me Britaninë e Madhe nuk ndryshon edhe pas këtij vendimi.

“Nuk mendoj se z. Berisha i vetëm mund të çojë PD drejt fitores, por të gjithë së bashku mund ta bëjmë”, tha Bardhi.

Ai tha se ka deklaruar publikisht se do të jetë anëtarësia e PD-së ajo që do të vendosë kandidatin për Kryeministër, nëse partia fiton zgjedhjet, madje jo vetëm Kryeministrin, por të gjithë ekipin qeverisës.

gazment bardhi

Sondazh

Poll