17 Qershor 2024, 20:36
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve poshtë pallatit ka reaguar në lidhje me veprimet e ambasadorit britanik në Shqipëri Alistair King-Smith. Berisha u shpreh se me të gjithë këto akte del qartë fytyra e shëmtuar dhe metastazat e korrupsionit transnacional shqiptaro-britanik.
"Miqtë e mi, po kur ndodhën këto? Si ndodhën? Këto ndodhën pasi zyrtari i Home Office që kishte firmosur për përjashtimin tim, dhe që e sheh se nuk kishte asgjë në tavolinë të vërtetë, i kërkon Alistair King-Smith se çfarë mendon ti nëse i heqim përjashtimin Sali Berishës? Zotëria e tij, duke mos pasur asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë, i thotë se kjo do na dëmtojë shumë reputacionin, në qoftë se e heqim qoftë me proces ligjor, qoftë me proces administrativ. Pra, nuk kishte rëndësi e vërteta, por kishte rëndësi reputacioni. E kuptoni vetë ju se çfarë mentaliteti korruptiv është ky!
Se çfarë mentaliteti është ky. Së dyti, ka një perlë tjetër, shumë të fortë, kur personi që kishte firmosur ndalimin tim mbi bazën e kërkesave që i kishin dërguar, ndalet tani, thotë t’i shqyrtojmë tani se qenka problem. Dhe i dërgon zyrës së paraardhësit, Alistair King-Smith, shkresën se ku e keni bazuar këtë propozim. Përgjigjia ishte se e kemi bazuar ndër të tjera në 38 deep-tel, në telegrame diplomatike. Punonjësi i çon shkresën, ma sill pak atë dosjen e 38 deep-telëve. Përgjigjia ishte ajo që asnjë punonjës i një shteti të botës së katërt nuk e jepte, se kanë humbur, nuk i kemi, në një kohë kur i kishin të gjitha, por ishin kot dhe bosh. Miqtë e mi, atëherë a nuk del e qartë me të gjithë këto akte, fytyra e shëmtuar dhe metastazat e korrupsionit transnacional shqiptaro-britanik në administratën e qeverisë së madhërisë së tij?" tha Berisha.
sali berisha
Politike
17 Qershor 2024, 20:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se vendimi i sotëm i apelit në Britani ndaj çësh...
Politike
17 Qershor 2024, 20:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish sot pas humbjes në Apel kundër ndalim...
Politike
17 Qershor 2024, 18:50
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Politike
17 Qershor 2024, 18:39
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se PD është e vendosur që në mandatin e saj t...
Politike
17 Qershor 2024, 18:16
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, humbi sot apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes n...
Politike
17 Qershor 2024, 16:04
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha humbi mundësinë e fundit për të pastruar figurën e tij në Mbret...
Politike
17 Qershor 2024, 15:36
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot, një ditë para shqyrtimit në Gjykatën Kushtet...
Politike
17 Qershor 2024, 15:19
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, e ka humbur të hënën apelin kundër ndalesës p&eum...
Politike
17 Qershor 2024, 14:18
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp. Meta gjat...
Politike
17 Qershor 2024, 13:10
N.F
Berisha
TIRANË- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hën&eum...