Politike

Pakt Rama-Berisha? Bardhi: Partnerët strategjikë janë informuar në kohë reale lidhur me negociatat...

Lidhur me pjesëmarrjen e PD në Komisioni anti-korrupsion, Bardhi tha se nuk do të ndodh.

17 Qershor 2024, 21:31 Nga M.B

 

Pakt Rama-Berisha? Bardhi: Partnerët strategjikë janë informuar
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është pyetur për një pakt mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, apo mes Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit, ky i fundit tha se në bisedimet për rikthimin e normalitetit në Kuvendin e Shqipërisë, kanë qenë në dijeni në kohë reale, partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Bardhi tha në emisionin "Open" se për çdo gjë, kanë qenë të përfshirë partnerët më strategjikë, që kanë dhënë edhe mendimet e tyre. Lidhur me pjesëmarrjen e PD në Komisioni anti-korrupsion, Bardhi tha se nuk do të ndodh.

“Ne kemi prioritet reformën zgjedhore, e cila duhet të çohet përpara. Së dyti askush nuk e di se çfarë ka si mision apo në rend të punës prioritet ky komisioni i posaçëm për anti-korrupsionin...Vota kundër do të thotë se ne jemi pjesë e procesit, ne nuk morën pjesë, çfarë do të thotë se nuk jemi fare në proces. Ne jemi kundër komisionit dhe nuk kemi qenë pjesë e procesit, çka do të thotë se nuk do të marrim pjesë në një nismë të njëanshme”, tha Bardhi.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll