Politike

Apeli i dha vulën Berishës, Bardhi: Nuk është proces i ndikuar politikisht, në PD nuk jam për individë politikë

Ai shtoi se vendimi nuk ishte një surprizë, duhej të kishte një zgjidhje kohë më parë.

17 Qershor 2024, 21:20 Nga M.B
Apeli i dha vulën Berishës, Bardhi: Nuk është proces i
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon ishte i pritshëm, pasi Gjykata e Lartë kishte caktuar të gjitha konturet. Bardhi tha në emisionin "Open" se ky vendim i jep fund një konflikti të stisur brenda PD-së. Ai shtoi se vendimi nuk ishte një surprizë, duhej të kishte një zgjidhje kohë më parë.

“Qytetarët presin 4 apo 5 vite në dyert e drejtësisë për një vendim të formës së prerë. Në rastin e PD-së kemi një shqyrtim me përparësi të çështjes. Një vit para zgjedhjeve kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Bardhi.

Ai tha se nuk ka prova që ky proces të ketë qenë i ndikuar politikisht. Bardhi tha se respekton vendimet e Gjykatave duke shtuar se ka qenë një papërgjegjshmëri brenda PD-së që nuk u gjet një zgjidhje politike brenda vetes. Ai shtoi se Gjykata e Apelit dha një vendim që duhet pranuar. 

“Duhej të prevalonte përgjegjshmëria e secilit prej nesh...Unë pranova vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, kam dorëzuar çelësat në atë kohë të zyrës, pra unë e zbatoj vendimin e Gjykatës...Qëndrimin politik unë e kam shprehur qartazi, jam te Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk jam aty për individë politikë”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll