Politike

"E premtja na pret në protestë te bashkia"/ Berisha: Fytyra si McGonigal dhe Vlahutin do marrin përgjigjen e merituar

Më tej Berisha shtoi se edhe pse Tirana është djepi i korruptimit, Tirana e opozitës do jetë Tirana e ndëshkimit të tyre në Shqipëri dhe kudo. 

17 Qershor 2024, 21:04 Nga E. D
"E premtja na pret në protestë te bashkia"/ Berisha: Fytyra
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje qytearëve që ditën e premte të mblidhen te protesta që do zhvillohet te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Më tej Berisha shtoi se edhe pse Tirana është djepi i korruptimit, Tirana e opozitës do jetë Tirana e ndëshkimit të tyre në Shqipëri dhe kudo. 

"E premtja na pret, na pret te bashkia në realizimin e qëllimit tonë. Në betejën tonë kundër vjedhjes së shqiptarëve. Çdo shqiptar duhet të jetë krenar se po zbërthehet, po del në pah fytyra e shëmtuar, kalbësira e korrupsionit transnacional. Fytyra si McGonigali, si Vlahutini, ambasadorja që blinte me 4 mijë euro metrin katror aty ku shitej 1300. Do marrin përgjigjen e merituar. Vërtet Tirana është djepi i korruptimit, por Tirana e opozitës do jetë Tirana e ndëshkimit të tyre në Shqipëri dhe kudo që janë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll