Politike

Tërmeti/ Rama nga Anglia: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë (VD)

4 Dhjetor 2019, 08:16 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama nga Anglia: Viti i Ri s’duhet të gjejë

Angli– Larg Shqipërisë, Rama edhe pse po merr pjesë në samitin e NATO-s,  nuk i ndal reagimet për të prekurit nga tërmeti. Ai ka deklaruar  se Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedi. e-albania.al “, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s, në Angli, ku para se të nisej u shpreh se do të kërkonte ndihmë tek shtetet e huaja për tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama ne londer tragjedia e 26 nentorit 2019 rama ne londer tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll