Politike

Tërmeti/ Braçe mbledh qeverinë: Asnjë ndërtues në Tiranë s’ka marrë përsipër dëmet, në garazhe janë sharruar kolo

4 Dhjetor 2019, 06:42 Nga DOSJA
Tërmeti/ Braçe mbledh qeverinë: Asnjë ndërtues

Tiranë– Ditën e sotme në orën 07:00 u mblodh sërish qeveria për gjendjn e post-tërmetit. Kjo mbledhje u drejtua nga zv/kryeminsitri Erion Braçe, pasi Edi Rama ndodhet në samitin e NATO-s.

Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur. Ministri u shpreh se deri më tani janë shembur 20 banesa në Durrës dhe Thumanë dhe ende vijon puna në terren.

Erion Braçe, vuri theksin tek ultimatumi i Ramës për ndërtuesit, ku theksoi se asnjë nga ndërtuesit nuk është paraqitur në Tiranë për të marrë përsipër dëmet. Ai iu bëri thirrje institucioneve që të bëjnë gati listat e ndërtuesve bashkë me pallatet që kanë ndërtuar dhe kjo puna në terren duhet të nisë sa më parë. Një problem i madh sipas Braçes janë edhe shtesat e bëra në pallatet para viteve ’90, ku theksoi se rrezikojnë strukturën e godinave. Ai tha se do të mbajnë përgjegjësi zyrtarët për këto ndërtime dhe për ndërtimet pa leje. Të rëndësishme sipas Braçes janë edhe denoncimet që ka marrë nga disa qytetarë, se kolonat e garazhe janë sharruar për t’u hapur vende strehimi. 

Zv/kryeministri iu dha urdhër ministrave  që të përqëndrohen te zonat rurale dhe  brenda muajit të zhvendosen njerëzit nga hotelet në shtëpi me qira.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019 braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll