Politike

Situata pas tërmetit/ Basha takon aleatët, diskutojnë planin e opozitës për mbështetje të banorëve të prekur

3 Dhjetor 2019, 21:14 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit/ Basha takon aleatët, diskutojnë planin e

TIRANË– Kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe aleatët e koalicionit opozitar u takuan në mbrëmje për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit dhe pasojave të krijuara nga mosmarrja e masave të duhura nga qeveria.

Burime nga takimi bëjnë të ditur se aleatët e koalicionit opozitar i emergjencës rikonfirmuan mbështetjen për planin e opozitës të paraqitur nga zoti Basha, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

-Shtim në terren të numrit të inxhinjerëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.

-Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.

-Anullim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve.

Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.

Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare  në ndihmë të banorëve.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky ësxo të plotë dokumentinhtë bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takon aleatet lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha takon aleatet lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...