Politike

Tërmeti/ Çuçi: 12 mijë të akomoduar, 525 pallate të dëmtuara në Tiranë, 26 shkolla me dëme të rënda (VD)

4 Dhjetor 2019, 06:22 Nga DOSJA
Tërmeti/ Çuçi: 12 mijë të akomoduar, 525 pallate

Tiranë- Mëngjesin e sotëm është mbledhur sërish qeveria për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Mbledhja është drejtuar nga Erion Braçe, zv/kryeministri. Në këtë mbledhje qeverie bëri një rezyme Bledi Çuçi, drejtuesi i menaxhimit të situatës në pas tërmetit në zonat e prekura. Ai u shpreh se deri më tani 12 mijë persona janë akomoduar pas tërmetit.

Pjesë nga fjala e Bledi Çuçit:

Vijojnë të marrin trajtim 26 persona në spitale.  Përsa i takon strehimit të banorëve kemi të akomoduar 12 mijë banorë. 4 mijë janë në hotele, në palestra janë 2054 persona. Në çandra janë rreth 6 mijë persona dhe akomodime të tjera janë 436, 390 në qendra sociale, 769 në Kosovë. 

Përsa i përket dëmeve në 26 shkolla janë vlerësuar me dëme të rënda, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në Tiranë 525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Në qarkun e Lezhë rreth 400 banesa rezultojnë të dëmtuara, 128 janë me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë. Puna do të vazhdojë intesivisht.Do të garantojnë ujin e pijshëm, sidimos në zonën e Bubqit. U morr vendimi për t’u strehuar familjet e viktima. Një rëndësi të madhe ka identifikimi i dëmeve në banesa, këtu kemi një numrë të shtuar të ekspertëve, çdo ditë po vijnë grupe inxhinierësh dhe dalin në terren. Ju bëj thirrje të gjithë banorëve që asnjë banesë nuk do të ngelet pa verifikuar, vetë, bëni pak durim sa të krehim gjithë zonën.  Duhet të shikojmë edhe bonusin për qeranë. Përsa i përket plaformës së Bashkëqeverisjes, është vënë në punë që nga dita e djeshme në shërbim të qytetarëve. Është një instrument mjaft efikas dhe iu bëj thirrje të gjithëve ta përdorin. Inertet, heqja e tyre do të vazhdojë, deri më tani kemi shembur 20 objekte në bazë të procedurave, në bazë të procedurave sipas Policisë Gjyqsore. Nga këto 8 janë në Thumanë dhe 12 janë në Durrës. Nga Bashkia e Tiranës morrën lajmin dje që bashkia ka miratuar bonusin për qeratë për 1082 banesa. Donacionet janë gjithmonë në rritje. Kjo është një çështje që do të komunikohet në një moment tjetër.

Erion Braçe mbledh qeverinë, mungon Rama. Çuçi bën një rezyme të situatës posttërmetit, ku theksoi se janë akomoduar 12 mijë persona të prekur nga tragjedia. Braçe fokusin e vuri tek ndërtuesit dhe u shpreh se në Tiranë asnjë prej tyre nuk ka marrë përsipër dëmet në pallate. Problem sipas tij janë edhe shtesat apo ndërtimet pa leje në godinat para ’90, ku theksoi se zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019 braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll