Politike

Braçe: Shtesat në pallatet para ’90 rrezikojnë strukturën, zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi (VD)

4 Dhjetor 2019, 06:45 Nga DOSJA
Braçe: Shtesat në pallatet para ’90 rrezikojnë

Tiranë– Në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë, zv/kryeministri Erion Braçe, deklaroi se duhet të merret një vendim se çfarë duhet të bëhet  shtesat me apo pa leje mbi pallatet e ndërtuara para 1990, pasi rrezikojnë strukturën e godinave.

Çdo të bëhet me shtesat me leje apo pa leje mbi pallatet para viteve 1990? Për mendimin tim sa kam parë, ata që janë bërë me leje sipas ekspertëve rrezikojnë strukturën e pallatit që sot është në rregull, por ka rrezikshmëri për më vonë. Ata zyrtarë që kanë këto gjëra duhet të mbajnë përgjegjësi. Atje ku janë pa leje po prapë të mbajnë ata që i kanë bërë. Duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me shtesat mbi lejet e ndërtimit që rrezikojnë pallatet.”, u shpreh ai. 

Erion Braçe mbledh qeverinë, mungon Rama. Çuçi bën një rezyme të situatës posttërmetit, ku theksoi se janë akomoduar 12 mijë persona të prekur nga tragjedia. Braçe fokusin e vuri tek ndërtuesit dhe u shpreh se në Tiranë asnjë prej tyre nuk ka marrë përsipër dëmet në pallate. Problem sipas tij janë edhe shtesat apo ndërtimet pa leje në godinat para ’90, ku theksoi se zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019 braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll