Tubimi i 8 Dhjetorit? Meta anulon vendimin: Nuk është momenti për të krijuar fokus tjetër
3 Dhjetor 2019, 21:07Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, në një moment kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pacaktuar tubimin e thirrur prej tij në 8 dhjetor, për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës.
Kreu i shtetit e bëri publik këtë vendim mbrëmjen e sotme gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH.
Ndërkohë komisioni per shkarkomin e Metës shtyu me 4 muaj punimet.
PJESË NGA INTERVISTA:
Gazetarja: Meqë dolëm tek çështja e referendumit doja t’ju bëja 2 pyetje. Së pari ju keni thirrur një tubim në datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti. A i qëndroni kësaj thirrje sërish do të organizohet, i qëndroni thirrjes që i keni bërë popullit për t’u bashkuar ?
Presidenti Ilir Meta: Sigurisht që kjo situatë prevalon mbi çdo lloj iniciative tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit, i bashkëveprimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe, me të cilën po ndeshet vendi dhe sidomos mijëra e mijëra familje të qarkut të Tiranës, të qarkut të Durrësit, të qarkut të Lezhës, por edhe në zona të tjera që janë dëmtuar më pak.
Kjo është prioritare dhe sigurisht që nuk është koha dhe nuk është momenti për të krijuar apo për të mbajtur një fokus tjetër. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do të çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen zot të vetes së tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është vetëm një rrugë dhe është rruga e referendumeve, por natyrisht nuk është koha më 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga terreni, nga ndihma, nga përkrahja që po u bëjnë bashkëqytetarëve të tyre.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se dëshiron që kjo ‘qetësi politike’ të jetë e përhershme. Teksa është i ftuar në emisionon “Përballë” në R...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar, lidhur me përplasjen mes Lleshajt dhe inxhinierit Nik Leka gjatë inspektimit të një palla...
LEZHË– Një nga pallatet në qytetin e Lezhës ka pësuar dëmtime, por pas verifikimeve, ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim konkret. Një pjesë thonë ësht...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se po nxitohet me shembjen e banesave dhe pallatave të dëmtuara.Në një intervistë për Report Tv, Basha bëri...
TIRANË– Lideri demokrat Lulzim Basha ishte sot për inspektim në zonën e Manzës, ku 5 pallate me nga 25 familje janë shpallur të pabanueshëm.Përmes një post...
Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...
Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama njofton se sot do të largohet në Londër për të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Rama i garantoi të gjithë shqiptarët se qever...
BRUKSEL- Liderët e pranishëm në samitin “Friend of Europe”, në Bruksel kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të 51 viktimave të tërmetit të 26 nën...