Politike

Tërmeti/ Braçe: Në Tiranë asnjë nga ndërtuesit nuk ka marrë përsipër dëmet, në garazhet në Tiranë janë sharruar ko

4 Dhjetor 2019, 06:31 Nga DOSJA
Tërmeti/ Braçe: Në Tiranë asnjë nga ndërtuesit

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë zv/kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se ndërtuesit në Tiranë ende nuk kanë marrë përgjegjësinë për të vlerësuar pallatet dhe për të bërë riparimet. Ai iu ka bërë thirrje institucioneve që të bëjnë gati listat e ndërtuesve bashkë me pallatet që kanë ndërtuar dhe kjo punë duhet të fillojë sa më parë.

Zv/kryeministri iu dha urdhër ministrave  që të përqëndrohen te zonat rurale dhe  brenda muajit të zhvendosen njerëzit nga hotelet në shtëpi me qira.

“E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit dhe nisjes së dëborës. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të akomodohen në Tiranë për strehim në banesat me qira. Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Por duhet të mbyllim procesin tani. Lezha dhe Laçi të kthehen në prioritet, për shkak të panikut atje, por edhe se cfarë duhet të bëhet me ata njerëz, por edhe për ti vënë limit abuzimit. Zona rurale ka mbetur pak më mbrapa për vlerësimin e dëmeve. Ka njerëz që i kanë shtëpitë me plasaritje të lehta, por nuk hyjnë për shkak të frikës”. Në Tiranë asnjë nga ndërtuesit nuk ka marrë përsipër dëmet, madje këto po bëhen nga banorët vetë. Ndërtuesit duhet të fillojnë të bëjnë ndërhyrjet sa më shpejt të munden. Puna për evidentimin e ndërtuesve, duhet të niset që nga institucionet të cilat duhet të bëjnë gati listën e ndërtuesve të cilët duhett të kthehen në pallatet që kanë ndërtuar dhe t’u japin siguri njerëzve.  Në Tiranë  ka marrë një sërë shqetësimesh që janë në pallate të reja, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë lëvizur dhe sharruar kolona për t’u hapur vende për t’u strehuar. Ne duhet t’u përgjigjemi së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. Puna duhet të përfshijë ata që kanë leje. Së fundmi që kam, ende nuk kemi një përgjigje për instrumentin financiar me të cilin të bëjmë ndërhyrjet.”, u shpreh Erion Braçe. 

Erion Braçe mbledh qeverinë, mungon Rama. Çuçi bën një rezyme të situatës posttërmetit, ku theksoi se janë akomoduar 12 mijë persona të prekur nga tragjedia. Braçe fokusin e vuri tek ndërtuesit dhe u shpreh se në Tiranë asnjë prej tyre nuk ka marrë përsipër dëmet në pallate. Problem sipas tij janë edhe shtesat apo ndërtimet pa leje në godinat para ’90, ku theksoi se zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019 braçe mbledh qeverinë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll