Politike

Përplasja mes Lleshajt dhe inxhinierit/ PD: Sjellja e ministrit kriminale, prokuroria ta hetojë

3 Dhjetor 2019, 18:09 Nga DOSJA
Përplasja mes Lleshajt dhe inxhinierit/ PD: Sjellja e ministrit kriminale,

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar, lidhur me përplasjen mes Lleshajt dhe inxhinierit Nik Leka gjatë inspektimit të një pallati 12 katësh në Lezhë. Në një reagim në Facebook, Bardhi shprehet se sjellja e ministrit të Brendhsëm Sandër Lleshaj është papërgjegjshme, por edhe kriminale.

Ai i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet për ministrin e Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga  njerëz të pashpirt,  që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës.

Ditën e sotme  ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtorin e urbanistikës në Bashki, Nik Leka, sipas së cilit ka përhapur panik tek banorët pa qenë i sigurt për atë çka flet.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi perplasja e lleshajt ne lezhe tragjedia e 26 nentorit 2019 gazmend bardhi perplasja e lleshajt ne lezhe tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...