Politike

Rama nuk dorëzohet, sërish ftesë Bashës për bashkëpunim: Mos përdor të pastrehët për politikë, duket sikur e ke humbu

3 Dhjetor 2019, 20:50 Nga DOSJA
Rama nuk dorëzohet, sërish ftesë Bashës për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kryeopozitarit Lulzim Basha për t’u ulur në dialog. Në një status në rrjetet sociale, Rama shprehet se në vizitat e personave që ende nuk janë sistemuar pas dëmtimeve nga tërmeti, duket sikur se humbur kreu i PD-së shtëpinë.

Ndër të tjera, Rama thekson se këta njerëz nuk duhen përdorur për politike dhe se nuk kanë nevojë për zymtësi pasi kanë mëse mjaftueshëm pas gjithë situatës që kanë kaluar.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll,”- shkruan Rama në Twitter. 

Kjo nuk është hera e parë që Rama e fton në një dialog kryeopozitarin Lulzim Basha. Edhe para tre ditësh, nëpërmjet rrjeteve sociale, kryeministri thirri Bashësn të uleshin në tavolinë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete për situatën pas tërmetit.

Kryedemorkati ndërkohë është përgjigjur nëpërmjet deklaratave për mediat duke thënë se tashmë nuk është koha për politikë, por për të vepruar në të mirë të prekurve ndaj tërmetit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama fton opoziten per dialog edi rama lulzim basha rama fton opoziten per dialog

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...