Sport

VIDEO/ Kaos në rrugët e Gjermanisë, tifozët serbë djegin flamurin e Shqipërisë

16 Qershor 2024, 20:41 Nga N.F
VIDEO/ Kaos në rrugët e Gjermanisë, tifozët serbë
Gjermani

GJERMANI- Pak minuta na ndajnë nga startimi i ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ndërsa gjatë ditës së sotmë janë raportuar inciudente te shumta. Protagonistë të këtyre incidenteve kanë qenë tifozët serbë të cilët jan përplasur me tifozeritë e tjera dhe kanë tentuar të djegin edhe flamurin e Shqipërisë.

Ndeshja e sotme do të luhet në "Veltins Arena" (Gelsenkirchen) dhe para startimit të këtij dueli është regjistruar një betejë e përgjakshme mes tifozëve shqiptarë dhe serbë.

“Dikush ka hyrë në zonën tonë të tifozëve me flamurin e Shqipërisë, ku ka ndodhur kaos. Flamuri është djegur, ka reaguar edhe policia”, bën me dije media serbe Mozzart. Ndërkohë në një video të shpërndarë në rrjet duket momenti kur tifozët serbë i vendosin flakën flamurit shqiptar.

 

 

euro 2024 tifoze serbe flamuri i shqiperise

Sondazh

Poll