Sport

Koeman: “Weghorst ishte shumë i zhgënjyer kur i thashë se nuk do të ishte titullar”

Trajneri holandezi mendon se skuadra e tij duhet të jetë më efektive kundër fluksit, sesa shanset që gjeneron

16 Qershor 2024, 20:05 Nga DOSJA
Koeman: “Weghorst ishte shumë i zhgënjyer kur i thashë se

GJERMANI - Ronald Koeman, trajneri i Holandës, siguroi këtë të dielë, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Polonisë (1-2), se autori i golit që shpëtoi ekipin e tij, Wout Werghorst, ishte “shumë i zhgënjyer” kur mësoi para duelit që nuk do të ishte titullar.

Ai hyri në pjesën e dytë në fushë dhe në minutën e 83-të shënoi golin e fitores për Holandën, e cila mundi Poloninë 1-2, falë paraqitjes së një lojtari që në fillim ishte rezervë. Ishte topi i parë që ai prekte...

"Është një cilësi e tij. Ai shton diçka në lojën tonë. Memphis Depay merr topin dhe Weghorst zë pozicionin e tij në një mënyrë tjetër. Wout ishte shumë i zhgënjyer kur i thashë se nuk do të fillonte kundër Polonisë. Por ai nuk e bëri zhurmë,”- deklaroi ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Është fantastike që Wout na dha fitoren, është shumë e rëndësishme për grupin. Mund të kisha zgjedhur të luaja edhe me Memphis Depay pas Wout si ‘10’, por nuk guxova ta bëja me rezultatin  1-1,”- deklaroi Koeman, i cili aktivizoi Weghorst dhe Jeremie Frimpong për Depay dhe Cody Gakpo në fazat e fundit.

Trajneri holandez u shpreh i kënaqur me pjesën e parë të skuadrës së tij, e cila tha se luajti shumë mirë për një orë, por ishte i pakënaqur që nuk e zgjidhi më shpejt rezultatin: Duhet të kishim fituar 3-1 ose 4-1. Duhet të jemi më efektivë. Është shumë mirë që po krijojmë kaq shumë raste”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll