Sport

Kylian Mbappe pozicionohet: “Nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike”...

Kylian Mbappé, kapiteni i Bluve, i ndalur nga klubi i tij i ri, Real Madrid, nuk do t'i bashkohet skuadrës së Thierry Henry pas ‘Euro 2024’ për Olimpiadën e Parisit.

16 Qershor 2024, 18:19 Nga DOSJA
Kylian Mbappe pozicionohet: “Nuk do të marr pjesë në

FRANCE - Në hapësirat e një konference për shtyp, kushtuar pothuajse tërësisht situatës politike në Francë, këtë të dielë në Düsseldorf, Kylian Mbappé konfirmoi mospjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Një zyrtarizim i lidhur me transferimin e tij te Real Madrid.

“Klubi im ka një qëndrim shumë të qartë, nga ky moment mendoj se nuk do të marr pjesë në lojëra. Është e vërtetë, kështu është. Po bashkohem me një ekip të ri.

Ardhja në shtator për një aventurë të re nuk është fillimi më i mirë për një aventurë. Tani do t'i uroj më të mirën skuadrës franceze. Sigurisht që do t'i shikoj të gjitha ndeshjet si tifoz. Unë do të jem spektator. Shpresoj që të na sjellin medaljen e artë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll