Sport

"Euro 2024"/ Laporte dhe titullarët kundër Kroacisë, pushojnë në stërvitjen e Spanjës

Qendërmbrojtësi i Al Nassr dhe njëmbëdhjetë lojtarët që startuan në debutimin e Eurokupës, nuk stërviten gjatë seancës së kësaj të diele.

16 Qershor 2024, 20:29 Nga DOSJA
"Euro 2024"/ Laporte dhe titullarët kundër Kroacisë,

GJERMANI - Kombëtarja spanjole u stërvit këtë të dielë në ambientet e Der Öschberghof në qytetin Donaueschingen. Ajo ka vijuar normalisht, por me mungesën e Aymeric Laportes dhe 11 lojtarëve titullarë kundër Kroacisë në debutimin e Spanjës.

“La Roja” debutoi në ditën e parë të Eurokupës kundër Kroacisë. Formacioni i Luis de la Fuente ishte ky: Unai Simón, Dani Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella, Rodri, Pedri, Fabián, Lamine Yamal, Nico Williams dhe Morata. 

Këta njëmbëdhjetë futbollistë nuk kanë dalë në fushën e stërvitjes në seancën pas ndeshjes. Nuk ka marrë pjesë as Aymeric Laporte, i cili vazhdon të ketë shqetësime dhe është në dyshim për ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Euros.

Spanja mundi Kroacinë 3-0 me golat e Morata, Fabián dhe Dani Carvajal. Një fillim i pamposhtur për ‘La Roja’, e cila ka edhe katër ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Italia do të jetë rivalja e saj të enjten në orën 21:00 në Gelsenkirchen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll