Sport

“Euro 2024”/ Shqipëria do të përballet me sanksione të UEFA-s, tifozët e penalizojnë…

UEFA njoftoi të dielën hapjen e procedimeve disiplinore ndaj Shqipërisë, pas humbjes së saj të shtunën ndaj Italisë (1-2), në Euro. Përmenden disa incidente të lidhura me tifozët shqiptarë.

16 Qershor 2024, 19:35 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Shqipëria do të përballet me sanksione

GJERMANI - UEFA nis procedimin disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për disa incidente, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e sendeve, të ndodhura gjatë ndeshjes së “Euro 2024” kundër Italisë (humbur 2-1), në Dortmund këtë të shtunë.

Organi drejtues i futbollit europian deklaroi në një deklaratë për shtyp të publikuar këtë të dielë, se në të njëjtën kohë kishte nisur një procedurë për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B.

Megjithatë, UEFA nuk ka specifikuar përmbajtjen e mesazhit në fjalë. Çështja tani është në duart e Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll