Sport

VIDEO/ Goli i Eriksen nuk mjaftoi, Danimarka u ndal nga Sllovenia në fund...

Danimarka barazoi 1-1 me Slloveninë në ndeshjen e parë për ‘Euro 2024’ këtë të dielë. Tre vjet pas arrestit të tij kardiak gjatë edicionit 2021, Christian Eriksen hapi rezultatin për danezët… ai nuk mjaftoi për të fituar

16 Qershor 2024, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Goli i Eriksen nuk mjaftoi, Danimarka u ndal nga Sllovenia në

GJERMANI - Tre vjet pas dramës së tij shumë të veçantë në “Euro 2021”, i cili filloi mes frikës së madhe, pas arrestit kardiak të Christian Eriksen gjatë ndeshjes së parë kundër Finlandës (0-1), danezët janë rikthyer në "Euro 2024" këtë të dielë, në një takim tejet simbolik kundër Sllovenisë.

Pas rezultatit hapës të Eriksenit (17’), i gjithëpranishëm pas dyshes sulmuese Wind-Höjlund, Danimarka e pësoi nga zgjimi i sllovenëve në pjesën e dytë. Të lëshuar në njëzet minutat e fundit, Sllovenia barazoi 1-1, falë një goditjeje të devijuar nga krahu i majtë Erik Janza (77’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll