Sport

Një person u qëllua, pasi kërcënoi oficerët e policisë në Hamburg, përpara ndeshjes Poloni-Holandë në 'Euro 2024'

Një burrë është qëlluar dhe plagosur nga policia, pasi ka kërcënuar policinë me kazmë dhe një mjet ndezës këtë të diel në Hamburg, pak orë para Poloni-Holandë, në Euro 2024. Incidenti, sipas zëdhënëses së policisë, nuk do të kishte lidhje me futbollin.

16 Qershor 2024, 15:06 Nga DOSJA
Një person u qëllua, pasi kërcënoi oficerët e

GJERMANI - Ndërsa tifozët holandezë po festojnë në Hamburg për debutimin e ekipit të tyre këtë të dielë kundër Polonisë (15:00), një burrë u qëllua dhe u plagos nga policia gjermane. 

“Sipas informacioneve fillestare, një burrë kërcënoi forcat e policisë me një kazmë dhe një mjet ndezës (një koktej molotovi)”,- tha policia e Hamburgut në X (ish-Twitter).

Përballë refuzimit të burrit për të ulur armët dhe pasi kishte krijuar “një situatë të rrezikshme”,  policia hapi zjarr duke plagosur sulmuesin. Individi më pas u kujdes nga shërbimet mjekësore.

Ende nuk dihen motivet

Sipas zëdhënësit të policisë lokale, “nuk do të kishte asnjë lidhje me futbollin”. Ngjarja ka ndodhur në Reeperbahn Avenue, aksi kryesor i lagjes së famshme Sankt-Pauli, por ende nuk dihen motivet e individit.

Zëdhënësi i policisë lokale tregoi se rruga e kortezhit të tifozëve holandezë kishte  përfunduar në momentin e incidentit, megjithëse disa grupe tifozësh "portokalli" ishin ende afër dhe u drejtuan në transportin publik për të arritur në stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll