Sport

'Boom' Rai 1... Mbi 10 milionë shikues për ndeshjen Itali - Shqipëri të "Euro 2024"!

Pjesa e pare e ndeshjes u ndoq nga 10 milionë e 454 mijë (56.1%) dhe pjesa e dytë nga 10 milionë e 322 mijë (55.3%).

16 Qershor 2024, 15:36 Nga DOSJA
'Boom' Rai 1... Mbi 10 milionë shikues për ndeshjen Itali -

ITALI - Italia fiton në fushë dhe fiton në TV. Ishin 10 milionë e 386 mijë shikues, për një përqindje prej 55,7%, që ndoqën ndeshjen debutuese të kombëtares italiane në Kampionatin Evropian, luajtur kundër Shqipërisë, në Rai 1.

Në veçanti, informon Rai, pjesa e pare e ndeshjes është ndjekur nga 10 milionë e 454 mijë (56.1%) shikues, ndërsa pjesa e dytë është pare nga 10 milionë e 322 mijë (55.3%).

Shumë e mirë ka qenë edhe ndeshja e Kampionatit Evropian të futbollit, e vlefshme për ditën e parë të Grupit B, e transmetuar pasdite në Rai 2 mes Spanjës dhe Kroacisë (3-0), e ndjekur nga 1 milion e 798 mijë shikues me një peshë prej 17.4%.

Në prime time, në Rai 2, filmi "Ti nuk do të kesh kurrë vajzën time" u ndoq nga 587 mijë shikues (3.1%) dhe në Rai 3 "Sapiens - One Planet" mori 587 mijë shikues me pjesëmarrjen 3.6% të shikuesve. Kaq mjafton, nuk po shkojmë më tej, përfundimet nxirrini vetë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll