Politike

3 Dhjetor 2019, 13:37 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se ka kërkuar nga qeveria që të nis punën “për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj”.

POSTIMI I PLOTË

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

(A. B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta leter qeverise termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta meta leter qeverise termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...