Politike

Pallati 12-katësh në Lezhë përplas Lleshajn me inxhinierin, ministri: Mos përhap panik, kujdes çfarë flet! Leka: Është

3 Dhjetor 2019, 16:51 Nga DOSJA
Pallati 12-katësh në Lezhë përplas Lleshajn me inxhinierin,

LEZHË– Një nga pallatet në qytetin e Lezhës ka pësuar dëmtime, por pas verifikimeve, ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim konkret. Një pjesë thonë është e banueshme, e ndërsa disa të tjerë është e pabanueshme, ç’ka ka bërë që banorët të irritohen dhe të ndihen të pasigurt për të qëndruar brenda.

Ndërsa, i pranishëm në këtë diskutim ka qenë edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtorin e urbanistikës në Bashki, Nik Leka, sipas së cilit ka përhapur panik tek banorët pa qenë i sigurt për atë çka flet.

Pjesë nga debati: 

Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar…
Lleshaj: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unë
Lleshaj: Kush e ka thënë
Leka: E ka thënë kryetari
Lleshaj: Po kryetari ça është, ça është
Leka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshme
Lleshaj: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kot
Leka: Situata nuk është e mirë
Lleshaj: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lezhe perplasja e lleshajt ne lezhe sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019 lezhe perplasja e lleshajt ne lezhe sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...