Politike

Situata pas tërmetit, flet Basha: Po nxitohen me shembjen e banesave, të shtohen grupet e vlerësimt në terren

3 Dhjetor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit, flet Basha: Po nxitohen me shembjen e banesave,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se po nxitohet me shembjen e banesave dhe pallatave të dëmtuara.

Në një intervistë për Report Tv, Basha bëri thirrje që të shtohen grupet e vlerësimit në terren për të shpjeguar procesin. Lideri demokrat shtoi se opozita po ofron mbështetjen e duhur për banorët e prekur nga tërmeti.

“Emergjenca e këtij tërmeti tregoi se jemi të papërgatitur. Po nxitohen me shembjen e banesave dhe pallatve të dëmtuara. Të shtohen grupet e vlerësimit për të shpjeguar procesin.Opozita po ofron mbështetjen e duhur për banorët. Ka pak ndihma, kryesisht humanitare, jo nga shteti. Duhet analizur gjendja për të mos bërë të njëjtat gabime. Nuk është koha për fasadë dhe propagandë”, u shpreh Basha.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 lulzim basha termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...