Aktualitet

Vendi në situatë emergjente/ Parlamenti zgjedh të enjten kryeprokurorin e ri, miraton dhe rezolutën antiruse

3 Dhjetor 2019, 20:37 Nga DOSJA
Vendi në situatë emergjente/ Parlamenti zgjedh të enjten

TIRANË- Ditën e enjte Parlamenti do të zgjedhë kryeprokurorin e ri të vendit. Kjo është vendosur me urdhrin e kryeparlmaentarit Gramoz Ruçi, i cili ka futur në rendin e ditës një agjendë të ngjeshur për votim në seancë, e ku spikat zgjedhja e kryeprokurorit të ri. Kujtojmë se në garë për postin e kryeprokurorit janë tre kandidatët Olsjan Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Parlamentin dokumentin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryeprokuror ku Çela ka 459 pikë, Arta Marku 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Pas dërgimit të shkresës Parlamenti ka 30 ditë kohë për të zgjedhur kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme, por se siç duket mazhoranca po nxiton të zgjedhë kryeprokurorin jo të përkohshëm tashmë, edhe pse situata nuk duket e favorshme, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri.

Kryeprokurori i ri zgjidhet me 84 vota dhe në rast se nuk arrihet një gjë e tillë, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e pikëzimit të KLP-së shpallet automatikisht drejtuesi i ri i Prokurorisë së Përgjithshme.

Në rendin e ditës, Parlamenti do të votojë rezolutën antiruse për ndërhyrjet në zgjedhje, buxhetin e shtetit 2020, aktin normativ për dhënien e 14 apartamenteve për banorët e dëmtuar nga tërmeti, si dhe shtyrjen e afatit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidenitit Ilir Meta.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Prokuroroja e përkohshme Arta Marku, pak ditë më parë kërkoi një mandat të plotë dhe pranoi se ka dështuar në punën e saj si kryeprokurore. Ajo u shpreh se nuk raporton për punën e saj tek kryeministri Edi Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuor kuvendi zgjedh kryeprokurorin gara për kryeprokuor kuvendi zgjedh kryeprokurorin

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 17:58

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë f...