Aktualitet

Aksident në Aksin Elbasan- Peqin/ ‘Skoda’ përplaset me fugonin, 3 të plagosur, mes tyre një i mitur

3 Dhjetor 2019, 19:01 Nga DOSJA
Aksident në Aksin Elbasan- Peqin/ ‘Skoda’ përplaset me

ELBASAN– Njqë aksident ka ndodhur mbërmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet tip ‘Skoda’ është përplasur me një fugon.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët dhe drejtuesi i fugonit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Policia lokale sqaron se midis të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin furgon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon  dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 17:58

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë f...