Aktualitet

Gara për PP/ Arta Marku para KLP-së: S’raportoj para Ramës, ‘dështova’ si kryeprokurore. Olsian Çela: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit

  • Gara për kryeprokuror/ KLP zyrtarizon emrat e 3 kandidatëve, më 13 nëntor do të intervistohen
  • Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela flet hapur: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit
  • Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Intervisohet Arta Marku, kryeprokurorja kërkoi një mandat të dytë. S’përmbusha dot pritshmëritë e publikut si Kryeprokurore, nuk raportoj tek Rama.
    Featured image of article: Gara për PP/ Arta Marku para KLP-së: S’raportoj para Ramës, ‘dështova’ si kryeprokurore. Olsian Çela: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit Arta Markun dhe mbledhja e KLP-së.

    Tiranë– Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot u morrën në pyetje kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçja.  E para që u morr në pyetje ishte prokurorja e Përkohshme Arta Marku, intevista e së cilës zgjati mbi 1 orë. Pas saj Fatjon Memçaj dhe Olsian Çela.

    Në deklaratën e saj Marku kërkoi një mandat të plotë. Prokurorja  u shpreh se puna si Kryeprokuror nuk ka qenë e lehtë dhe se ka punuar në një terren të vështirë. Ajo theksoi se nuk mundi do të përmbushte të gjitha pritshmëritë e publikut në punën 2 vjeçare si Kryeprokurore dhe kjo sipas saj për shkak të kufizimit të kompetencave dhe mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë.  Sa i përket akuzave për lidhje me politikën Arta Marku, u shpreh se rasti i shpalljes së kërkim të Agim Kajamakut tregoi se ajo nuk ka lidhje me qeverinë. Sipas saj zgjedhja në postin e kryeprokurores u bë nga faktori ndërkombëtar, pasi ka mbështetjen e tyre. Për takimi të shumë dikturuar me Ramës, ajo shpjegoi se ishte për shkak të protestave, por që nuk bërë një raprotim ndaj tij.

    Ndërsa Fatjona Memçaj kërkoi një mandat të plotë duke deklaruar se duhet të  renditemi me dinjitet me partnerët tanë në luftën kundër krimit. Ajo theksoi se në postet e saj gjithmonë është emëruar në bazë të meritës dhe Ligjit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërsa nga ana e Olsian Çelës nuk kanë munguar edhe deklaratat e forta. Gjatë intervistë në KLP, kandidati për kryeprokuror u shpreh se deri më tani sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit. Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

    Në seancën e intervistimit të kandidatëve, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të EURALIUS dhe ODAPT. Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.  Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

    J.V/Dosja.al

    • 8:51

      Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela flet hapur: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit

      Olsian Çela

      Një ditë më parë gjatë intervistë në KLP, kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka deklaruar se deri më tnai sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobtit dhe ka përgatitur  fidanishtet e krimit.

      “Problemet shtrihen te politika penale, keni dëgjuar që përvec ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE, cilat janë masat e dënimeve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura? Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend, e mendojmë cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtetë që prokurori në cdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”-tha Cela para KLP-së.

      Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

    • 15:31

      Olsian Çela prezanton platformën para KLP-së: Avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet, ka rënë besimi tek publiku

      Olsian Çela

      Olsian Çela është kandidati i tretë për Prokuror të Përgjithshëm, i cili ka dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të prezantuar veten dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve.

      Çela foli për eksperiencën e tij dhe vizionin për të drejtuar akuzën shqiptare duke prezantuar platformën e tij.

      Ai  tha se Prokuroria ndodhet në një fazë transformimi pasi sipas tij ka dobësi në etime, rënie të besimit dhe mungesë prokurorësh.

      Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë. Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, moskordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit te publikut në sistemin e drejtësisë, ka mungese reale të pavarësisë së prokurorëve, pamjaftueshmeri profesionale e policie gjyqësore, ridimensionimi i rolit të PP në thelb sjell kuptimin e drejtë të institucioneve.

      PP sipas ligjit ka disa detyrime dhe të drejta. Objektiva mbetet në sintezë e kontributit kolektiv. Realizimi i hapave është sfidë për PP, ai duhet të garantojë vazhdimësinë administrative dhe garantimin e pavarësisë së prokurorëve. Prokurori i Përgjithshëm një kontribut për interesin publik, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Përdorimi i kapaciteteve njerëzore me efilmkasitet, zhvillim të policisë gjyqësore, rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, transparenca në media, zhdukja e korrupsionit në Prokurori”, tha Çelaj.

      Prokurori tregoi se ka në plan ristrukturimin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke e riorganizuar përmes etikës profesionale, hartimin e raportit mbi gjendjen e burimeve njerëzore, ngarkesen në punë, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit.

      “Hapi i parë është ristrukturimi i PP, duke e riorganizuar, përmes etikës profesionale, sigurimin e aksesit publik, komunikim permanent me median. Standardizim, i cili do të krijojë komunikim me institucionet e tjera. Rëndësi do të ketë studimi për rritjen e performacës së organit të akuzës. Ristrukturim të zyrave të prokurorive. Propozime konkrete për objektivat në tre vitet e ardhshme, me rezultate edhe tek kriminaliteteti.

      Brenda 6 muajsh një databaze elektronike e punës së Prokurorisë. Çdo 4 muaj mbledhje me të gjithë drejtuesit e prokurorive, për diskutimin e problemeve. Po ashtu, një herë në vit edhe mbledhja e asamblesë së përgjithshme të prokurorëve”, deklaroi Çelaj.

      “Miratim marrveshjeje me Avokatin e Popullit për respektimin e të drejtave të njeriut. Miratim çdo vit me ILD për shkëmbim informacioni. Marrëshënie me KLP, sigurim të mbarëvajtjes së punës, lëvizjet në detyra, luajnë rol sa më të mirë bashkëpunimi. Bashkëpunim dhe askses në kohë reale të të dhënave të dy institucioneve.

      Synoj rritje të buxhetit të Prokurorisë, kontroll rigoroz të buxhetit, ulje të shpenzimeve burokratike. Vlerësoj se plani i veprimit dhe masat që do merren do rrisin nivelin e imazhit në opinionin publik. Kjo gjë krijon premisa për ndryshime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të kohës.

      Marrëdhënia drejtues-vartës ka çuar në tensione dhe deformime, jo vetëm të vullnetit të prokurorit, por edhe të deformimit të ligjit. Ligji i ri i jep pavarësi prokurorit, ndërsa unë e shoh si thelbësore garantimin e kësaj privatësie. Prokurorë të caktuar për shkak të garancisë që i jep ligji, nuk e menaxhojnë siç duhet. Për të menaxhuar këto situata dhe praktika të tilla të ndiqen nga prokurorët, të ketë monitorim. Jo në çështje konkrete, por se ndërtohen mekanizma, të cilat janë akseset që i krijohen publikut, edhe nga institucionet”, tha ndër të tjera Çela.

    • 13:50

      Anëtarja e KLP thumbon kandidaten për kryeprokurore: Jeni emëruar pa përmbushur afatet. Si reagon Memçaj

      Një nga kandidatët në garë për kryeprokuror është Fatjona Memçaj, e cila gjatë intervistimit të saj para KLP-së ka deklaruar se  emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asnjë moment Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk e shkelën atë.

      Debati:

      Anëtarja e KLP Nurihan Seiti: Emërimi juaj ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme dhe Presidentin të shkelin ligjin duke ju emëruar, sepse nuk plotësonit 7 vite për t’u bere prokurore. Çfarë mendoni atëherë për veten tuaj? Ka ndonjë vlere te jashtëzakonshme profili juaj qe këto dy institucione kane arritur t’ju propozoje dhe dekretoje?

      Memçaj: Do ju saktësoj një gjë. Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin se si e keni vlerësuar dhe se si e keni parë ju. Për mua nuk ka pasur shkelje ligji. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Mbas këtij votimi, jam propozuar nga prokurori i Përgjithshëm i kohës, tek presidenti i Republikës, që ka pasur anëtarin e vet në Këshill. Ai ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë. Shkak se pse ka ekzistuar ky debat, kanë qenë të tjera. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin. Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit.

    • 10:41

      “Jam zgjedhur nga ndërkombëtarët”, Arta Marku flet hapur: Disa prokurorë refuzuan udhëzimet e mia

      Arta Marku

      Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar sot se ka punuar në presion politik dhe mediatik. Ajo shton më tej se nuk ka asnjë vartësi politike, duke theksuar se ka mbështetje vetëm nga ndërkombëtarët.

      Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërtën, sa herë ka patur një rast të vecantë. Kur cështjet janë trajtuar e janë zgjidhur, e kam vërtetuar të kundërtën. Më i fundit, një vendimmarrje për kreun e Bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël, apo varësi politike, aq më tepër që isha në periudhë kandidimi, kam bërë detyrën sic unë di ta bëj. Kam patur mbështetjen e atyre që ndajnë me mua të njëjtat vlera. Kam patur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, prej tyre jam zgjedhur, nuk kam patur asnjëherë mbështetje politike. Gjatë kësaj periudhe problemet kanë qenë të shumta, pamundësia e korrigjimit e ndërhyrjes, kur konstatoheshin veprime të gabuara, apo mos bërjen e rekurseve. Kam patur dijeni nga ankesat e qytetarëve, në shumë raste jam ndier keq që s’kam patur mundësi reagimi. Cfarë mund të bësh kur një prokuror nuk do të bëjë rekurs. E vetmja që  mund të bëj, vlerësimi i rastit dhe procedura disiplinore për prokurorin. po edhe kjo ka qenë e pamundur, pasi vetëm tani ka dënim për shkelje disiplinore. E thash që me këto kompetenca e me këto rrethana, asgjë s’mund të kisha bërë ndryshe”, u shpreh Marku.

    • 10:22

      Arta Marku tregon takimin me Ramën:Nuk ka qenë raportues, s’kam lidhje me politikën, këtë e tregoi rasti i Agim Kajmakut

      Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme nuk me kryeministrin Edi Rama është takuar vetëm në kohën e protestave.

      “Ishte koha e protestave kur u takova me Ramën.  Takimi me Ramën nuk ka qenë raportues.  Pati probleme ku disa protestues degjeneruan ne dhunë. Kanë qenë drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm etj. Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën”ka deklaruar ajo.

      Më tej ajo ka deklaruar se në 2017 si kryeprokurore nuk e ka zgjedhur politika, por ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ajo ka theksuar se rasti i Agim Kajmakut, i cili u shpall në kërkim, tregoi se nuk ka lidhje me politikën.

      “Unë kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik, mediatik, me kompetenca të kufizuara. Unë kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika, jam atemuar në të kundërtën në çdo rast publik. Por unë kam provuar të kundërtën. rasti i fundit është një vendimarrje për kryetarin e bashkisë Vorës, nuk është një tregues i vogël, tregova që nuk kam  varësi nga Policia. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kam bërë detyrën ashtu siç unë dita bëjë. Jam zgjedhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve por jo mbështetje politike”, është shprehur Arta Marku.

    • 9:56

      Arta Marku e pranon: S’përmbusha dot pritshmëritë e publikut si Kryeprokurore, këto janë arsyet

      Arta Marku

      Arta Marku para KLP-së ka deklaruar se në punën e saj si Prokuroe e Përgjithsme nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e publikut. Kjo sipas saj për shkak të kompetencave të kufizuara të Prokurorit të Përgjithshëm.

      “Ka qenë një periudhë e vështirë, por pritshmëritë e publikut kanë qenë shumë të mëdha, sidmos për çështje të veçanta, me emra konkretë. Unë jam e sigurt që nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë. Por askush nuk është kujdesur gjatë kësaj kohë qe roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar, nuk është më  ai prokuror që ka të gjitha kompetencat. Unë këu nuk i kam realizuzr pritshmëritë, kjo nuk ka qenë për shkak të mungësës së vullnetit nga ana ime, apo profesionalizimit,  por për shkak të mungesës së kompetencës dhe reformave në drejtësi. Nëse do të rithehesha pas në kohë të njëjtat gjëra do të bëja. Prokuroria ka qenë i vetmi institucion që ka punuar me kohë të plotë. Nëse do të zgjidhja sërish do të merresha më shumë me treguesit e punës së prokurorëve. Ne kemi një numër të kufizuar prokurorësh, rritje e besimit tek sistemi i drejtësusë. Prandaj dua një mandat të plotë.”, u shpreh Arta Marku.

    • 9:45

      Flet Arta Marku para KLP-së: Puna si Prokurore e Përgjithshme s’ka qenë e lehtë, në sistem mungojnë hallkat, kam punuar në terren të vështirë

      Flet Arta Marku para KLP-së për garën për kryeprokuror. “Kam nisur fillimisht në Fier e më pas kam kaluar si prokurore në Shkodër. Më duhet t’u prezatoj që puna në Shkodër ka qenë e lartë, në vitin 2014 kam parë edhe përgëzime për punën atje.  Në 2014 në Shkoder task forca e drejtuar nga unë arriti rezultate të njëjta me Tiranën.  Më 2017 unë para kurajon që të merrja pjesë në garën për kryeprokuror. Ka qenë një eksperiencë e mirë për mua, ka qenë periudhë jo e lehtë, ka pasur probleme me drejtësinë.  Një vit nuk kemi pasur Këshillin  e Lartë të Drejtësisë. Ka pasur kufizime të karakterit administrativ në sistem. Në sistem mungojnë hallkat.  Puna ime nuk ka qenë e lehtë, kam hasur vështirësi në terren. Gjatë jetës sime jam marrë me  shumë çështje.  Kam hetuar më gjatë korrupsionin e krimet ekonomike. Kam hetuar vrasje për gjakmarrje e hakmarrje si edhe cështje pranë Krimeve të Rënda. Prej 2004 kam përfaqësuar dhe dy dosje trafiqesh. Kam fituar eksperiencë në luftën kundër korrupsionit.”, është shprehur Arta Marku.

    Shto Koment