Aktualitet

3 Dhjetor 2019, 17:58 Nga DOSJA

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë familjarëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në një deklartaë për mediat, Voda u shpreh se deri pasditen e sotme janë kryer mbi 8000 inspektime në banesa dhe janë verifikuar 50 pallate.

Sipas Vodës, 30 pallate kanë rezultuar të pabanueshëm, pasi janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit.

Ndërsa në qytetin e Durrësit, zv/ministrja shton se janë inspektuar 610 banesa, ku 27 rezultojnë të prishura. Voda u bën thirrje qytetarëve të drejtohen pranë portalit “Shqipëriaqëduam.al”.

“Kemi punuar në disa bashki si Tirana, Durrësi, Kamza, Fushë-Kruja, Shijak etj. Deri në orët e pasdite në Shijak janë inspektuar mbi 800 banesa dhe janë verifikuar mbi 50 pallate. 30 pallate rezultjnë të dëmtuar rëndë. Gjihashtu në Shijak janë 45 ndërtesa të inspektuara.

Qytetarët të drejtohen pranë portalit “Shqipëriaqëduam.al”.

Në Durrës janë inspektuar 610 banesa, ku 27 rezultojnë të prishura. Janë inspektuar edhe banesat në Thumanë dhe Durrëa. 8 objekte rezultojnë të prishura në Thumanë dhe 12 në Durrës.

Janë angazhuar mbi 300 forca të armatosura dhe janë ndarë ndihma, sidomos për strehimin. Ne kemi vënë në dispozicion edhe mjekë e infermierë, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve,”- tha ajo ndër të tjera.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rovena voda tragjedia e 26 nentorit 2019 rovena voda tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll