Aktualitet

“Do paguajmë një vit qira për të prekurit nga tërmeti”, Veliaj premton apartamente ‘imagjinare’ në Tiranë, çmime

3 Dhjetor 2019, 20:21 Nga DOSJA
“Do paguajmë një vit qira për të prekurit nga

TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e sotme një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me përballimin e situatës së krijuar si rrjedhojë e tërmetit të javës së shkuar. Ndër të tjera, mësohet se gjatë mbledhjes u miratua edhe pagesa e plotë e qirasë për një periudhë 1-vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

Por ajo që bie në sy janë çmimet qesharake të qerave që do t’u paguhen banorëve të prekur nga tërmeti dhe sipas vlerave të publikuara nga Bashkia Tiranë janë në përputhje me tregun.

“a.Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
b.Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
c.Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Por bazuar në publikimet e Eurostat, niveli i çmimeve të qirave jo vetëm që nuk është ulur deri në këtë pikë që e ka deklaruar Bashkia e Tiranës, por ka ardhur në rritje nga viti në vit. Vetëm në muajin prill të këtij viti, Eurostat publikoi hartimin e raportit që është bazuar edhe në çmimet e vendosura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, duke bërë krahasimin e tyre me një vit më parë.

Si rezultat, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Konkretisht edhe apartamentet me sipërfaqe më modeste, vetëm me një dhomë, me sipërfaqe 60-80 metra katrorë, u rritën në 370 euro, nga 350 një vit më parë. Për të mos përmenduar këtu çmimet e artamenteve me 2 ose më tepër dhoma, qiratë e të cilave variojnë nga 540 deri në 730 euro.

Kështu që nuk dimë të themi në cilin vend do të jetojnë qytetarët e Tiranës që u prekën nga tërmeti, referuar çmimeve që do të paguajë Bashkia Tiranë.

Gjithsesi në mbledhje u theksua se familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:
a.Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi;
b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
c. Certifikatë familjare;
d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.
Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj tragjedia e 26 nentorit 2019 erion veliaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 17:58

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë f...