Aktualitet

FOTO/ E kanë braktisur shtatë fëmijët, drama e gjyshes Hava që jeton në një kasolle në Pogradec, pret duarkryq në pragu

3 Dhjetor 2019, 17:49 Nga DOSJA
FOTO/ E kanë braktisur shtatë fëmijët, drama e gjyshes Hava

TIRANË– Gjyshja që shikoni në foto është një e moshuar, Hava Gjona që ka mbetur e vetme në një kasolle.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e “JOQ”, shkruhet se si gjyshja në fjalë ka mbetur pa shtëpi pasi ia prishi tërmeti, teksa drama e saj thellohet më shumë kur mësojmë se është e braktisur edhe nga shtatë fëmijët e saj.

Sipas mesazhdërguesit e moshuara ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. Aktualisht ajo ndodhet në një shtëpi të vjetër në fshatin Laktesh të Pogradecit, e cila më shumë u përngjan disa mureve që mezi mbahen në këmbë.

Me duart e lidhur kryq, gjyshja Hava pret për dikë që mund t’i ofrojë ndihmë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Kjo gjyshja ktu ka shum nevoj per ndihme kishte nje shtepi te vjeter ku aty jetonte e vetme por tani shpin qe kish ja ka shembur termeti dhe gjyshja momentalisht fle jasht dhe esht e vetem gjyshja jeton vetem ajo ka shum nevoj ju lutem ajo esht dhe ne gjendje psikologjike shum te renduar. Ajo ka shum nevoj per ne. Te lutem postoje te lutem. Nena per momentin jeton ne kasolle dhe esht ne gjendje psikologjike shum te renduar ajo ka 7 femij por femijet e kan braktisur ate duke e len ne kasolle ju lutem postojeni dhe ndoshta e shikon ndonje dhe e ndihmon. Ne laktesh te pogradecit ju lutem postojeni ajo ka shum nevoj per cdo gje. Ju lutem postojeni ?? Faleminderit!

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hava gjona pogradec tragjedia e 26 nentorit 2019 hava gjona pogradec tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll