Aktualitet

VIDEO/ “Zemra e vogël”, Basha apel për foshnjën 8-muajshe që fle në makinë: S’kam gjë në dorë! Gruaja: Na ka ndih

3 Dhjetor 2019, 18:24 Nga DOSJA
VIDEO/ “Zemra e vogël”, Basha apel për foshnjën

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një apel nga Manza ku qëndroi me një familje të prekur nga tërmeti.

Në videon e publikuar nga Partia Demokratike shihet se si gratë e familjes i tregojnë Bashës se pranë tyre ka ardhur për të ofruar ndihmë vetëm këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Më tej kryedemokrati shprehet se aty duhet të kishin sjellë patjetër një çadër

Pjesë nga biseda:

Gruaja (i thotë fëmijës): Zemra nonës, hajde me nonën…

Basha (afrohet në shtëpi): Paske pastru se ne e kena gjith baltë, se kemi qenë anej…

Gruaja: Futu more futu…

Më pas kryedemokrati del nga shtëpia dhe afrohet pranë makinës ku prej tetë ditësh flenë pesë persona, mes tyre një fëmijë 8-muajsh.

Basha: S’ka ardh asnjë me ju pa ee?

Gruaja: Vetëm ai këngëtari ka ardhur, Stresi, asnjë tjetër…S’asnjë hall tjetër, vetëm se po më ngrin goca aty

Basha: A zemra vogël! Minimumi të kishin sjellë një çadër.

Gruaja: Aman me e bë atë punë, veç për atë (tregon me dorë fëmijën e vogël)

Basha: Ta kisha në dorë e ksiha sjellë vetë unë

Gruaja: Po ti si të dush… pesë vetë me një makinë nuk flihet

Basha: Llafe po bëjnë shumë, punë jo

Gruaja: Të bëjnë ç’të duan tani…

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha ne manze lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne manze lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 17:58

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë f...