Aktualitet

U tmerrua nga tërmeti, futbollisti maqedonas harron të kthehet në Shqipëri dhe lë Kukësin ‘në baltë’

3 Dhjetor 2019, 20:35 Nga DOSJA
U tmerrua nga tërmeti, futbollisti maqedonas harron të kthehet në

TIRANË– Tome Kitanovski, lojtari maqedonas që luan për ekipin e Kukësit ka ‘harruar’ të kthehet në Tiranë, pas tmerrit që përjetoi në Shqipëri në datën 26 nëntor.

Pas lëkundjeve të forta Kitanovski është nisur drejt vendlindjes së tij, dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Duro në sfidën me Tiranën.

Vetë trajneri Shpëtim Duro, gjatë prononcimit për mediat ditën e sotme, ka pohuar se lojtari nga Maqedonia është mungesa e vetme në sfidnë e radhës. Ai theksoi më tej se Kitanovski i ka përjetuar keq tërmetet dhe klubi ka preferuar të mos i ushtrojë presion duke e lënë ta marrë ai vendimin përfundimtar.

Ekipi mbetet në pritje të vendimit të lojtarit maqedonas.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tome kitanovski tragjedia e 26 nentorit 2019 tome kitanovski tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 17:58

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë f...