Aktualitet

Reshjet e para të borës në qytetin e Kukësit/ ARRSH thirrje shoferëve: Ulni shpejtësinë në këtë aks rrugor

3 Dhjetor 2019, 17:28 Nga DOSJA
Reshjet e para të borës në qytetin e Kukësit/ ARRSH thirrje

KUKËS– Në qarkun e Kukësit kanë rënë reshjet e para të bores, të cilët janë me intensitet të ulët ndërkohë që lartësitë 800 m mbi nivelin e detit bora është me intensitet të lartë.

ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë  trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar automjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur aksidentet e mundshme.

Filluan reshjet e para për këtë vit  Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”,  njofton ARRSH.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh bore ne kukes arrsh bore ne kukes

Sondazh

Poll