Aktualitet

Diplomë për 1500 euro, arrestohet polici që luante rolin e sekserit, si ndërhyri tek pedagogët e universitetit privat

3 Dhjetor 2019, 17:23 Nga DOSJA
Diplomë për 1500 euro, arrestohet polici që luante rolin e

TIRANË– Një efektiv policie ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në blerjen e diplomave.

Sipas njoftimit zyrtar nga SHÇBA-ja, efektivi 47 vjeç me inicialet E.Sh akuzohet se ka ndërhyrë tek persona funksionarë të një universiteti privat në mënyrë që të pajiste me diplomë një person që nuk ka shkuar asnjë ditë në auditor. 

Si këmbim, 47-vjeçari mësohet të ketë përfituar 1500 euro. I arrestuari mësohet se është me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë dhe arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Mbi të rëndon akuza “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë procesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1500 euro per diplome arrestohet polici 47 vjecar 1500 euro per diplome arrestohet polici 47 vjecar

Sondazh

Poll