Sport

Ndërpritet stërvitja e Serbisë, incidente mes tifozëve dhe policisë…

Seanca e parë stërvitore e Serbisë në tokën gjermane, të enjten në Augsburg, u shoqërua me incidente midis mbështetësve serbë dhe policisë.

15 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
Ndërpritet stërvitja e Serbisë, incidente mes tifozëve dhe

GJERMANI - Skena shqetësuese në Augsburg të enjten gjatë seancës së parë stërvitore të Serbisë në tokën gjermane. Tre ditë para ndeshjes së klasifikuar si me rrezikshmëri të lartë kundër Anglisë, seanca e hapur për publikun u ndërpre, pasi një tifoz tentoi të shkelte në fushë.

Ndërhyrja e forcave të sigurisë ndezi zemërimin e publikut dhe një sërë mjetesh piroteknike u hodhën në drejtim të policëve të pranishëm në vendngjarje. Më pas u kthye qetësia dhe trajnimi mund të rifillonte programin e tij.

Mbi 1.000 policë do të stacionohen mbrëmjen e së dielës për ndeshjen kundër anglezëve, e planifikuar për në Gelsenkirchen. Kjo ndeshje do të jetë e vetmja në turne, që do t'i nënshtrohet kufizimeve të alkoolit (një "birrë e lehtë" 2.5% do të shërbehet në stadium dhe tifozët do të kufizohen në dy pije në të njëjtën kohë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll